E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përforcohen me ekspertë

Njëri nga ekspertët më të njohur të marrëdhënieve me publikun dhe Këshilltari i dikurshëm i ish-Kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell është angazhuar për të këshilluar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në fushën e komunikimit strategjik. Ministria e Jashtme njofton se Campbell është vetëm njëri prej shumë këshilltarëve që janë angazhuar muajt e fundit nga Qeveria. Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 08:01

Shumëkush në Angli beson se fuqia e vërtetë prapa ish-Kryeministrit Tony Blair ishte pikërisht drejtori i tij i komunikimeve, Alastair Campbell.
Campbell ishte autori i porosive dhe taktikës mediale të laburistëve pas kthimit të tyre në pushtet në Angli, e më vonë edhe njeriu kryesor në mbrojtjen mediale të politikave të Blairit si lufta në Kosovë dhe Irak.

Pas rënies së Tony Blairit nga pushteti, Campbell është tërhequr nga politika derisa vazhdon të mbetet në “treg” me librat e tij të popullarizuar dhe angazhimet si këshilltar për komunikim i kompanive të mëdha botërore.
Campbell pritet që së shpejti në listën e “studentëve” të tij ta përfshijë edhe Qeverinë e Kosovës.

Eksperti i famshëm i marrëdhënieve me publik do të mbajë një kurs intensiv për zyrtarë të lartë të Qeverisë rreth çështjeve të komunikimit strategjik.
Ardhja e tij është organizuar nga Këshilli Britanik dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Ky trajnim është vetëm një pjesë e programit njëvjeçar të përgatitur nga MPJ’ja dhe Këshilli Britanik nga fondet e përbashkëta të Prishtinës dhe Londrës.

Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik për Kosovën ka konfirmuar ardhjen e Campbellit në Prishtinë.

“Z. Campbell është pjesë e më shumë se 20 aktiviteteve të ndryshme që kemi planifikuar në koordinim me Ambasadën e Britanisë dhe Ministrinë e Jashtme në fusha të ndryshme që prekin diplomacinë publike, kulturën dhe mediat e që synon që Kosova t’i afrohet Europës, dhe Europa ta njohë më shumë Kosovën si në politikë, ashtu edhe në kulturë, media, botime etj. Jemi të kënaqur që kemi arritur t’i rekrutojmë një numër të madh të ekspertëve anglezë që do të ndihmojnë nivelet e ndryshme të MPJ’së, por edhe shoqërisë civile në promovimin e Kosovës europiane”, ka thënë Emra.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›