E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan-Berishes: Shqiperia, arritje madhore per liberalizimin e vizave

Vleresime per rezultatet pozitive te arritura nga Shqiperia, gjate kesaj periudhe ne drejtim te permbushjes se kritereve dhe standardeve te integrimit evropian, si dhe per sa i perket permbushjes se kritereve te udherrefyesit per liberalizimin e vizave, shefi i Delegacionit te Parlamentit Evropian, Eduard Kukan i beri dje edhe kryeministrit Sali Berisha. Ai i dha gjithashtu mbeshtetjen e plote te Parlamentit Evropian, ndaj perpjekjeve te qeverise per te arritur sa me shpejte heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. "Ne si deputete te Parlamentit Evropian, do te vazhdojme te ngreme zerin lart ne favor te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare sa me shpejt", tha Kukan. Ne kete kontekst, ai Kukan vleresoi plotesimin e kerkesave te udherrefyesit nga ana e qeverise shqiptare, te cilat jane vleresuar edhe nga misionet e eksperteve te Bashkimit Evropian. Nga ana e tij, kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per t'i paraqitur eurodeputeteve rezultatet e punes pergatitore te qeverise ne kuader te udherrefyesit per liberalizimin e vizave. "Tashme Shqiperia ka nje kontroll te plote e te integruar te kufijve. Te 24 pikat e kalimit kufitar jane unifikuar ne sistemin TIMS, i cili funksionon me efikasitet dhe eshte i nderlidhur edhe me Interpol-in", informoi kryeministri. Po keshtu, ai permendi se eshte miratuar legjislacioni i nevojshem per kontrollin dhe survejimin e kufirit, si dhe ai per azilin ne perputhje me standardet evropiane dhe eshte vene ne funksion te plote kontrolli i hapesires detare me radare. "Shqiperia, ka nenshkruar gjithashtu marreveshjen e ripranimit me te gjitha vendet e BE-se", vijoi Berisha. Gjate takimit, kryeministri permendi edhe miratimin e ligjit antimafia, shtyrjen e afatit per moratoriumin per skafet, etj, nisma keto ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Premtimi
Kryeministri Sali Berisha, iu shprehu eurodeputeteve vendosmerine e qeverise shqiptare per te ndermarre cdo reforme, miratuar cdo mase dhe paguar cdo cmim, qe keto procese te permbyllen me sukses sa me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›