E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Vizat, jemi te impresionuar nga puna juaj

Shefi i Delegacionit te Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, vleresoi dje gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, arritjet ne procesin e liberalizimit te vizave.
"Jemi te impresionuar nga arritjet e vendit tuaj, ne plotesimin e detyrimeve teknike qe lidhen me heqjen e vizave. Ajo qe pame ne Tirane, mbi instrumentet teknike qe lidhen me heqjen e vizave, ishte shume impresionuese per te gjithe", i tha dje Kukan, kryeparlamentares Topalli. I njejti vleresim u be edhe nga eurodeputetja Tanja Fajon, e cila theksoi se nga muaji dhjetor, Shqiperia ka arritje te jashtezakonshme ne plotesimin e kushteve teknike lidhur me liberalizimin. Gjate takimit, Topalli vleresoi angazhimin dhe kontributin e vyer te Parlamentit Evropian ne perkrahje te arritjes sa me te shpejte te objektivave integruese te Shqiperise. "Shqiperia dhe shqiptaret, tha ajo, e meritojne heqjen e vizave, pasi detyrimet teknike jane plotesuar dhe vokacioni pro evropian i shqiptareve, eshte nje promotor zhvillimi. Asnje individ nuk mund te pengoje arritjen e kesaj ambicieje te madhe", theksoi Topalli. Sipas saj, Parlamenti gjate gjithe kesaj periudhe ka bere reforma qe kane bere te mundur qe rritja ekonomike te jete pozitive ndryshe nga kriza qe ka kapur globin dhe investimet te jene ne rritje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›