Sulltan Novruzi, Topi: Të gjithë shqiptarët do ketë lajme të mira për liberalizimin e vizave Presidenti i Republikës, Bamir Topi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi sot gjatë vizitës në kryegjyshatën në ditën e Sulltan Novruzit, se për të gjithë shqiptarët do të ketë lajme të mira për liberalizimin e viziave. "Uroj të gjithë besimtarët bektashinj. Kjo është një ditë shumë e bukur, pasi është dita e ekuinoksit pranveror. Por sot është edhe dita e ringjalljes së dialogut dhe komunikimit. Pranvera ka ardhur dhe për shqiptarët nuk do ketë më dimër. Për gjithë shqiptarët do ketë lajme të mira edhe për liberalizimin e vizave dhe lëvizjes së lire”, uroi kreu i shtetit shqiptar.