E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Duhen hapa konkretë, të punohet për reformat

Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian Eduard Kukan ka përshëndetur konsensusin e arritur sot mes partive politike shqiptare në takimin e katërt ndërkombëtar për stabilizim asociim mes BE-së dhe Shqipërisë ku u miratua edhe një deklaratë e përbashkët.
 

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Kukan e cilësoi konsensusin mes palëve si një sinjal të mirë për proceset integruese të vendit.
 

Ndërsa ka vlerësuar edhe njëherë klimën e re politike në vend, kreu i delegacionit të PE-së ka theksuar se duhen hapa konkretë për ndërmarrjen e reformave në mënyrë që Shqipëria të mos e humbasë trenin e radhës për në BE.
 

“Të dyja palët duhet të gjejnë mundësinë të punojnë së bashku, të gjejnë mënyrën për një zgjidhje urgjente. Unë do të doja të shihja vullnetin e palëve politikë për të arritur në këto hapa. Të gjithë duhet të mësojnë nga gabimet e zgjedhjeve të kalurara dhe të punojmë së bashku për ndryshimet në kodin electoral” ka theksuar Kukan.

Duke e cilësuar si mjaft të rëndësishme reformën zgjedhore, Kukan theksoi se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje në mënyrë që kjo reformë të nisë zbatimin e saj para zgjedhjeve të ardhshme.
 

"Një nga prioritetet më emergjente është edhe reforma zgjedhore. Ka pasur mjaft komlikime dhe ne sygjerojmë që të shmangen ato që të arrihet në një marrrëveshje dhe të nisë zbatimi para se të arrihet në zgjedhjet e ardhshme. Shqipëria ka humbur shumë kohë duke iu referuar edhe bojkotit në parlament, këto nuk janë situata normale, prandaj ne kemi mirëpirtur këtë situatë të re. Ne mirëpresim që të implementohen më shumë reforma si për çështjet ekonomike, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të gjitha këto duhet të vihen në zbatim” ka shtuar Kukan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›