Fratini E tmerrshme te kesh kundershtar Ramen qe punon kunder Shqiperise

PPE eurodeputetet Opozita te jete e pergjegjshme per integrimin
Ish-ministri i Jashtem italian Franco Frattini pjesemarres ne punimet e Partive Popullore Evropiane ne France si perfaqesues i PDL Popolo della Liberta deklaroi dje se kreu i PS-se Edi Rama me politiken qe ka ndjekur ne vitet e fundit ka treguar sipas tij se eshte kunder interesave evropiane te Shqiperise. Eumlshte e tmerrshme e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka nje kundershtar si Edi Rama qe gjithmone punon jo vetem kunder Kryeministrit por fatkeqesisht edhe kunder Shqiperise - tha Frattini. Ne komentin e tij per situaten aktuale politike ne vend ish-ministri i Jashtem i Italise ne qeverine Berlusconi pohoi se Shqiperia ka bere nje progres te dukshem ne realizimin e reformave dhe ne zbatimin e atyre reformave qe ka premtuar te realizoje. Por nga ana tjeter ai theksoi se per aspiratat evropiane te vendit eshte e rendesishme vazhdimi i zbatimit te planit te reformave. Mendoj se Shqiperia meriton besimin e Bashkimit Evropian. Edhe me heret kam theksuar se sa e rendesishme eshte per Shqiperine bashkepunimi politik mes grupeve kryesore politike te cilat ndihmojne qe te funksionoje dhe parlamenti dhe kjo eshte gjeja e duhur qe do te ndihmoje Shqiperine ne integrimin evropian - u shpreh Frattini. Me tej ai u beri thirrje forcave politike qe te bashkepunojne me njera-tjetren pasi sipas tij bashkepunimi do tu sjelle me afer BE-ne per shqiptaret ku shtoi se duhet te kihet parasysh se integrimi eshte ne interesin e te gjitha paleve. Ne kete kuader Frattini pohoi se vendi i tij do te jete nje mbeshtetes i madh i Shqiperise. Italia eshte nje mbeshtetese e plote e integrimit te Shqiperise ne po presim raportin perfundimtar por Shqiperia e meriton qe te jete sa me shpejt nje anetare e BE me te drejta te plota - deklaroi ish-ministri i Jashtem italian Franco Frattini.
Eurodeputetet
Ne kuader te punimeve te samitit te Partive Popullore Evropiane eurodeputetet ne diskutimet e tyre per Shqiperine dhe prioritetin e saj te integrimit evropian theksuan se per te arritur kete te fundit nuk mjafton vetem vullneti i mazhorances por eshte i domosdoshem sipas tyre edhe qasja konsensuale e opozites. Dy eurodeputetet ai italian Luca Volonte dhe gjermani Elmar Brok theksuan ne fjalen e tyre se konsensusi dhe vazhdimi i bashkepunimit mes paleve mbetet nje nder pikat kyce te cilat do te bejne te mundur marrjen e statusit kandidat dhe me tej edhe anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Sipas tyre deri me tani mazhoranca qeverisese ka treguar pergjegjesi dhe vullnet per te ecur perpara ne fushen e reformave gje e cila sipas eurodeputeteve duhet te ndiqet edhe nga opozita e drejtuar nga kryesocialisti Rama. Shqiperia duhet te vazhdoje ne kete drejtim dhe jam shume i kenaqur qe partia opozitare po merr pjese aktive ne reformat qe kerkojne 2/3 e votave ne Parlament. Mundesia qe te diskutohen dhe te behen reforma te reja nuk eshte vetem ne doren e Partise Demokratike te Kryeministrit Berisha por edhe te Partise Socialiste. Shpresoj qe kjo qasje e re e opozites pergjegjshmeria e saj ndaj kombit duhet te vazhdoje edhe ne ardhmen dhe ne kete drejtim Shqiperia mund te kete shanset qe te mund te behet anetare e BE - u shpreh Volonte. Sipas eurodeputetit italian konsensusi eshte pika kyce per integrimin evropian dhe per procesin e monitorimit nga Keshilli i Evropes. Po ashtu edhe deputeti gjerman ne Parlamentin Evropian Elmar Brok pohoi se Shqiperia ka bere nje progres te madh i cili sipas tij duhet te pervijohet edhe me tej deri ne zgjidhjen e plote te ngercit politik qe kaloi vendi per dy vjet. Mendoj se Qeveria eshte ne rrugen e duhur por ende shume pune mbetet per tu bere per zhvillimin ekonomik apo ngercin politik. Opozita duhet te levize gjithashtu ne drejtimin e duhur - deklaroi Brok