E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Koha po ikën për Shqipërinë

Ai tha se reforma zgjedhore nuk është kushti i vetëm për Shqipërinë, por edhe miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar votash.

 “Thirrja ime ndaj tij do të jetë se ne po presim më shumë raportime. Koha po fluturon, zgjedhjet po afrohen. Në lidhje me reformën zgjedhore e cila po vazhdon prej një kohe kaq të gjatë, rekomandimet e ODIHR duhet të përfshihen në legjislacion dhe ligjet duhet të përgatiten shumë mirë, jo në momentin e fundit, por shumë përpara si dhe duhet të jenë rezultat i dialogut të partive politike. Vetëm atëherë do të jetë e besueshme se mund të presim zgjedhje të mira në Shqipëri. Por reforma zgjedhore nuk është kushti i vetëm. Ju e dini që janë hetimet e ngjarjeve të 21 janarit, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar në Parlament, të gjitha këto pra”, tha Kukan për Top-Channel.

I pyetur për akuzat e ndërsjella mes palëve për bllokimin e reformës zgjedhore, Kukan përsëriti mesazhin e tij për klasën politike.  “Dialogu përbëhet nga dy partnerë. Nëse ata akuzojnë njëri-tjetrin, unë nuk dua të mbroj ndonjërën palë, por ne po përsërisim kaq e kaq herë se të dy palët duhet të bien dakord. Ky është mesazhi politik që unë do ta përsëris gjithnjë dhe nuk do të mbaj asnjë anë. Nëse ka shkelje serioze atëherë ndryshon puna, por ashtu siç janë gjërat në këtë moment, unë do të thosha se ata duhet të mësojnë të jetojnë në paqe, normalisht, duke dialoguar, jo duke hedhur akuza, duke ndryshuar kulturën politike”, shtoi ai./Start/

                                                                                             2012-03-01 08:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›