E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi me thikë ish-bashkëshorten, pranga 45-vjeçarit

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Qazim Bruka, 45-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamzë.

Ky shtetas u arrestua pasi dje në orët e para të mëngjesit në Rrugën “Teuta” Kamzë, ka tentuar të vrasë me mjete të mprehta (thikë) duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, për motive të dobëta,  ish-bashkëshorten e tij shtetasen H. Bruka, 32-vjeç.

Gruaja e plagosur ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.  Menjëherë për këtë ngjarje, shkoi grupi hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale duke administruar dhe mbledhur provat.  Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vrasjes me dashje. /Start/

                                                                                             2012-03-01 10:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›