E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat e vjetra, nga sot të pavlefshme

Dita e sotme shënon daljen jashtë funksionit të pasaportave të vjetra. Të gjithë shtetasit që janë të pajisur me pasaportat jobiometrike nuk mund ti përdorin më ato, pavarësisht datës së skadencës që shënohet në to.

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, z. Bujar Nishani, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pasaportat biometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012. Duke filluar nga kjo datë, të gjithë shtetasit shqiptarë do të munden të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike u njoftua nga Ministria e Brendshme në janar të këtij viti.

Qytetarët tashmë do të duhet tu drejtohet sporteleve të aplikimit për pasaportat biometrike nëse ata planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit. / Gazmira Ndoja

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›