E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Nëse Prishtina propozon Thaçin, Serbia duhet ta pranojë

Nëse autoritetet e Prishtinës zyrtarisht propozojnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin për të udhëhequr dialogun me Beogradin, Serbia duhet të përballet me këtë, ka porositur raportuesi special i Parlamentit Europian, Eduard Kukan, në një intervistë për agjencinë serbe Tanjug.
 

Ai, sipas mediave serbe, ka thënë se në këtë moment njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane.
 

“Ajo çka tani kërkohet nga ju, është që të normalizoni marrëdhëniet me Kosovën dhe nuk di kur do të arrijmë në fund të kësaj rruge dhe çfarë do të ndodhë në fund të rrugës. Vetëm ju dhe Kosova do të vendosni”, tha Kukan.
 

Ai ka përsëritur se sintagma e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën do të jetë më e qartë pas raportit të KE-së, në të cilin, siç i kanë thënë, do të theksohet qartësisht se çka pritet nga Serbia në këtë kontekst.
 

I pyetur se në këtë listë a mund të gjendet heqja e institucioneve paralele të Serbisë në veri të Kosovës, apo madje edhe nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve , që është pjesë e kërkesave gjermane, Kukan tha se duhet pritur raportin.
 

Ai mendon se nëse ndodhë që para kosovare të propozojë zyrtarisht Thaçin si kryenegociator, Serbia duhet të ballafaqohet me këtë.
"Nëse Thaçin e dominojnë autoritetet kosovare, kjo do të bëhet zyrtarisht, dhe atëherë do të detyrohen të përballeni me këtë ", ka porositur Kukan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›