Vulin: Në BE me Kosovën, ose nuk do të hyjmë

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksander Vulin, thotë se “platforma këtë krahinë do t`i prezantohet opinionit së shpejti, duke theksuar se Kosova është vetëm një nga pikat në rrugën për në BE, por jo më e rëndë se lufta kundër korrupsionit apo zbatimi i keq i reformës në drejtësi, raporton agjencia serbe Tanjug.
"Nuk është e ndershme që barra e integrimeve evropiane të ngarkohet mbi serbët e Kosovës dhe të krijohet nga ata ndonjë barrë për Serbinë. Në BE do të futemi ose së bashku, ose nuk do të futemi”, ka thënë Vulin.
Ai mendon se nuk është korrekte që shpesh në opinion theksohet se si Kosova është digë dhe pengesë në rrugën për në BE.