Sulme në Irak, të paktën 13 viktima

Policia dhe zyrtarët mjekësorë bëjnë të ditur se së paku 13 persona janë vrarë dhe më se 30 të tjerë janë plagosur, nga një valë e sotme e sulmeve në gjithë Irakun.
Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në Taji, 30 kilometera në veri të kryeqytetit Bagdad, ku ndaras eksploduan tri makina-bomba, duke vrarë së paku 8 vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë.
Për sulme vdekjeprurëse me makina-bomba është raportuar edhe në Bagdad, Bakuba dhe në Kuf.