E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: Nisën hetimet për sulmin ndaj KFOR-it

Eduard Kukan

Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan në një konferencë për shtyp deklaroi se EULEX-i ka nisur hetimet lidhur me incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe se duhen sjellë para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë përdorur dhunë ndaj KFOR-it.

Duke rikujtuar se incidente ose dhuna në veri të Kosovës nuk i ndihmon njerëzit për një jetë më të mirë, Kukan theksoi se për këtë arsye BE-ja ka nisur dialogun për zgjidhjen e problemeve jetësore.

Ndërkohë që pika kufitare 1 ka mbetur e mbyllur dhe e rrethuar me tel me gjemba në gjatësi prej afër 500 metrash. Kështu ishte deri kur u hoq barrikada e vendosur nga serbët pas 27

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›