Dita e të Moshuarve, Berisha: Qeveria ime do bëjë të pamundurën për pensionistët
Kreu i qeverisë Sali Berisha në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Edhe pse ka pak ditë që në një intervistë televizive Berisha ka paralajmëruar rritjen e moshës së pensionit para të moshuarve është zotuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për përmirësimin e kushteteve të jetesës së tyre.
Pensionet sot siç e dini nuk janë më nën 100 dollarë dhe si qeveri kemi rritur fondin e pensioneve nga 50 miliardë në vit që ishte 5 vjet më parë, në 106 miliard që është sot, tha Berisha.
Ndërsa veçanërisht për të pensionistët e Shtëpisë së të Moshuarve tha se po punohet për tua ndryshuar për mirë kushtet e jetës dhe kushtet e përditshme.
Ministri më informon se ketë shtëpi do ta rindërtojë. Unë i kërkoj drejtorit që së bashku me ju, të diskutojë të gjithë planin e rindërtimit të saj, në mënyrë që ta bëjnë sa më të përshtatshme për ju, tha në përfundim Berisha.