E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi, Rama ndan detyrat te të zgjedhurit vendorë të majtë

TIRANË Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur dje të zgjedhurit vendorë të majtë në një takim pune të zhvilluar në Llogara. Takimi i përmuajshëm ka pasur si qëllim evidentimin e problemeve kryesore që lidhen me pushtetin vendor. Ashtu si edhe në takimin e kaluar të mbajtur në Sarandë, Rama u ka kërkuar krerëve të bashkive që stafi dhe organigrama e administratës të zgjidhen me njerëz të aftë, dhe jo me militantë partiakë apo me të afërt të drejtuesve politikë. Ai u ka kërkuar atyre që të mos transferohet në administratë grupi udhëheqës lokal i partisë si dhe është informuar mbi problemet lidhur me buxhetin e bashkive. Një temë tjetër e bisedës ishte edhe përgatitja e terrenit për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të zgjedhurit të sigurojnë sa më shpejt të gjithë database-n e nevojshme për nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve në vendet ku ata jetojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›