E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Politikane te Shqiperise mendoni me shume per vendin jo per interesat personale

DW Parlamenti Europian i kushtoi kete jave nje seance te posacme debati situates politike ne Shqiperi. fare u ofrohet drejtuesve politike te Tiranes per te dale nga kriza politike dhe ecur drejt rruges europiane

Eduard Kukan Per te vazhduar rrugen e saj europiane Shqiperia duhet te gjeje nje zgjidhje politike per te dale nga kriza nga ajo qe ne e shohim si nje bllokim politik. Parlamenti Europian ne debatin e tij ne mbremjen e pardjeshme me 15 shkurt i beri thirrje elites politike te Shqiperise te kete parasysh interesat e qytetareve shqiptare dhe te mos rrezikoje perspektiven e anetaresimit ne BE. Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fuele ne fjalen e tij ne PE paraqiti hapat qe duhet te ndermerren nga politikanet shqiptare per t iu rikthyer kesaj perspektive. Mendoj se ky debat ne PE ishte pozitiv konstruktiv pasi te gjithe europarlamentaret shprehen mbeshtetje te plote per veprimet e Komisionit Europian. Shkurt mund te them qe debati ne PE tregoi interesin e europarlamentareve per te ndihmuar partite politike ne Shqiperi per te gjetur nje zgjidhje politike te krizes.

Por ne te njejten kohe eshte e nevojshme qe drejtuesit politike te Shqiperise te gjejne menyren sesi te veprojne. Ne krye tani qendrojne zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit organizimi dhe zhvillimi i tyre ne ate menyre qe ato te plotesojne kriteret demokratike europiane per zgjedhje te lira dhe te ndershme qe rezultati i tyre te mos vihet ne dyshim. Prandaj eshte e domosdoshme qe ne Kodin Elektoral te Shqiperise te plotesohen te gjitha sugjerimet gjithsej 31 te OSBE/ ODIHR-it. Nisur nga koha e shkurter qe ka mbetur duhet punuar shpejt per t i realizuar ato brenda afatit kohor per daten e caktuar te zgjedhjeve lokale me 8 maj.

DW Z. Kukan ju permendet citoj veprime te duhura nga drejtuesit politike te Tiranes. A mund te thoni ju lutem se cilat jane ato fare garancish jep PE dhe KE per realizimin e tyre

Eduard Kukan Komisioneri Fle paraqiti ne Parlamentin Europian hapat e nevojshme konkrete qe duhet te ndermerren nga kryeministri Berisha dhe lideri i opozites z. Rama. shte fjala per nje program masash qe Komisioni Europian kerkon te negocioje me drejtuesit politike te Tiranes. Kryesoret funksionimi i institucioneve demokratike hetimi i pavarur per ngjarjet e 21 janarit dhe zgjedhje te ndershme dhe te lira lokale PE po e mbeshtet plotesisht KE ne kete ndermarrje. Ky eshte nje moment i ri kur institucionet europiane po veprojne te bashkuara flasin te njejten gjuhe dergojne te njejtin mesazh politik. Mendoj se kjo eshte garancia per daljen nga kriza politike.

Nderkohe qe kemi vene ne perdorim edhe nje instrument tjeter Drejtorin e Pergjithshem Ekzekutiv per Marredheniet me Jashte ne Komisionin Europian Z. Lajcak i cili ne negociatat me drejtuesit politike te Tiranes ka nje mandat shume te forte nga Baronesha Catherine Ashton dhe po keshtu edhe nga PE. Mendoj se situata ne Shqiperi eshte krejt e vecante e re dhe prandaj edhe pergjigja e institucioneve europiane eshte shume shume me e fuqishme ndaj saj. Drejtuesit politike te Shqiperise duhet ta kuptojne mesazhin tone Shqiperine e duam ne BE por tensionet dhe konfliktet nuk i sherbejne ketij qellimi. Nese drejtuesit politike te Tiranes duan qe Shqiperia te behet anetare e BE atehere ata duhet te sillen ne menyre te pergjegjshme dhe ne interes te vendit.

DW Z. Kukan neser opozita e bashkuar e drejtuar nga PS do te rifilloje demostratat perballe Kryeministrise. Nderkohe qe puna per pergatitjen e zgjedhjeve lokale duket e bllokuar opozita nuk dergon emrat e komisionereve te saj per komisionet zgjedhore afatet kane skaduar prej kohesh. Komenti juaj

Eduard Kukan Dialogu politik duhet te zhvillohet ne institucione qe jane te zgjedhura ne menyre demokratike pra ne Parlament dhe jo ne rruge apo ne vende te tjera. Kjo eshte teper e rendesishme. Sa per zgjedhjet lokale lideri i opozites Rama eshte shprehur ne Strasburg se eshte i gatshem te marre pjese ne to. Le te shohin sesi do te zhvillohet situata pasi vertet ka afate qe duhen respektuar ne perputhje me Kodin Elektoral. Por po theksoj perseri menyra sesi do te organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet lokale eshte nje tregues shume i rendesishem per progresin e Shqiperise drejt perspektives europiane.

DW Pse mendoni qe tani drejtuesit politike te Tiranes do ta realizojne zgjidhjen e munguar politike qe prej dy vitesh gjate te cilave kriza ka ardhur duke u thelluar fare presioni mund te beje PE apo KE

Eduard Kukan Ata politikanet jane te vetmit qe duhet te arrijne nje zgjidhje politike te krizes as PE as KE. Nese ata nuk e arrijne kete kjo do te jete shume keq per vendin. Mesazhi yne eshte Politikane te Shqiperise mendoni me shume per vendin dhe popullin dhe jo per interesat personale. Ky eshte prioriteti kryesor me i fuqishem dhe i rendesishem se cdo lloj prioriteti qe ata mund te kene. Ky mesazh do te vije duke u forcuar nga institucionet europiane qe jane te unifikuara ne qelllimin e tyre.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›