E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niediek Kosova nuk ka bere hapa perpara

DW Tre vjet me pare me 17. shkurt 2008 Kosova u shpall e pavarur. Sa ka ecur ajo sot

Niediek Kosova nuk ka ecur fare ne keto tre vjet. shte e vertete qe shpallja e pavaresise e hoqi nje problem. Por kush e ka lidhur ate me shpresen se klasa politike kosovare tani e tutje do te merrej me problemet strukturore te vendit eshte zhgenjyer.

DW Tani ajo ndodhet perpara nje koalicioni te ri dhe si president do te kete nje biznesmen nga Zvicra. Pritet tani ndonje permiresim

Niediek Ky eshte kombinimi me i keq qe ka mundur te behej sepse ketu jane bere bashke klientelistet. Une mendoj se kjo qeveri do te merret vetem me ndarjen e pjeseve. Ata nuk po bejne as perpjekjen me te vogel per te treguar vullnetin e tyre per reforma politike. Pacolli njihet ne perendim si partner i ngushte i demokraturave te Azise Qendrore ka paguar llogarite e kartave te kreditit te Boris Jelcinit dhe familjes se tij pra presidentit me te korruptuar qe ka pasur Rusia. Fakti qe ky njeri tani do te behet president i Kosoves duket si karikature.

DW Cila do te kishte qene zgjidhje me e mire

Niediek Edhe nje i ashtuquajtur koalicion i madh do te kishte qene me mire. Po te shohesh se si e ka organizaur Pacolli ne vitet e fundit veprimtarine e tij si opozitar mund te thuhet se e tera ishte nje reklame per te fituar tenderet. Pra afria mes dy partive eshte bere mbi baza biznesi e jo politike. Kjo eshte nje parashenje shume e keqe per nje qeveri te re.

DW Cila eshte sfida me e madhe e kesaj qeverie sipas mendimit tuaj

Niediek Detyra kryesore e nje qeverie kosovare eshte qe te mbledhe donacione per projekte qe e cojne vendin perpara. Donatoret duhet te kene sigurine qe parate do te shperndahen ne menyre te rregullt e jo sipas kritereve te perkatesise partiake. Per kete nevojitet besueshmeri. Por kjo eshte thyer tashme. Ministra si per shembull Fatmir Limaj i cili eshte liruar nga Haga per mungese provash dhe qendron serish perpara nje procesi te ri per korrupsion nuk jane kartevizite e mire per mbledhjen e donacioneve.

DW Vitin e kaluar qeveria e Kosoves u konfrontua me akuzat e Dick Martyt ne Keshillin e Evropes. Sa i besoni ju vete atyre

Niediek Raporti i Dick Marty-t ndahet ne dy pjese Nga njera ane eshte nje analize politike e asaj qe bashkesia nderkombetare ka bere ne Kosove qe nga viti 1999 nga ana tjeter eshte konturi i hetimeve qe mund te behen ne lidhje me trafikimin e organeve. Sa i perket pjeses se pare duhet thene se aty ka shume gjera qe jane te verteta. Per shembull kur flitet se si Bashkesia Nderkombetare mbas vitit 1999 u lidh me njerezit e gabuar se si u mjaftua qe gjeti dike qe kishte pushtet per te realizuar kerkesat e saj dhe kujtoi se nuk kishte nevoje te ndertonte demokracine. Por ajo cka e ben te teren paksa problematike eshte se analiza vjen nga dikush i cili qe ne fillim e ka hedhur poshte politiken e perendimit e qe ne konfliktin e viteve 90-te ishte me shume ne anen e Beogradit. Kurse sa i perket historise se organeve une vazhdoj te jem skeptik sepse ato jane histori qe qarkullojne dhe qe tregohen vazhdimisht ne te gjitha vendet e botes por asnje nuk eshte konfirmuar. Marty e ka thene se nuk ka gjetur deshmi. Keshtu qe ajo qe ka shkruar ai se fundi ka karakter thashethemesh.

DW Tre vjet mbas shpalljes se pavaresise marredheniet me Serbine gjithashtu kane mbetur ne vend. fare mund te beje qeveria e re ne kete drejtim

Niediek Qeveria duhet te dale me nje nisme te re ku te surprizoje edhe bashkesine nderkombetare e cila reagon vetem kur ka ndonje gje akute. Por me sa duket askush nuk eshte i interesuar qe te zgjidhe keto ceshtje. Ketu nuk e ka fajin vetem Kosova por edhe Beogradi. uditerisht qeveria e sotme serbe e cila tani eshte nen presion ka ngecur shume tek ceshtja e Kosoves. Me pak flet per Kosoven aktualisht opozita radikale e Tomisllav Nikolicit se sa ministri i Jashtem liberal i shkolluar ne Amerike Vuk Jeremic. Kjo eshte nje situate paradoksale dhe deri ne vitin 2012 kur ne Serbi te kete zgjedhje kjo qeveri demokratike nuk do te levize asgje gur ne ceshtjen e Kosoves.

DW Si do te vazhdoje politika perendimore ndaj Kosoves A do te vazhdoje mbeshtetja me te njejtin intensitet si me pare

Niediek Gjermania ka interes qe Kosova te kete reputacion te mire ne bote qe ajo te anetaresohet ne organizatat nderkombetare prandaj edhe ajo do te vazhdoje te jete miqesore ndaj Kosoves. Gjermania e ka ditur qe me pare se sa e korruptuar eshte elita politike ne vend. Raporti i perendimit ndaj elitave ne Kosove do te ndryshoje vetem atehere kur njerezit qe edhe ashtu jane shume te pakenaqur dhe shume te inatosur me kete teater politik do te ngrene zerin. Atehere ka mundesi qe perendimi te ndermarre dicka si per shembull te ngrije fondet.

Autor Anila Shuka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›