E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Shqipëria është gati për liberalizimin e vizave

Ndërsa pritet mendimi i Komisionit Europian mbi përparimin që Shqipëria ka bërë kundrejt udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, duket se Shqipëria gëzon tashmë mbështetjen e Parlamentit Europian. Kreu i delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Europian Eduard Kukan ka deklaruar se Shqipëria i ka plotësuar tashmë detyrimet teknike. Gjatë një konference të organizuar në Parlamentin Europian, nga Fondacioni Robert Schuman me temë "Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën" eurodeputeti Kukan ka deklaruar se Shqipëria është gati për liberalizimin e regjimit të vizave, ndërkohë që përsa i përket situatës politike ka kërkuar që zgjidhja të vijë nëpërmjet institucioneve.
Ndërkohë që kryeministri Berisha gjatë kësaj konference është ndalur tek situata politike pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryeministri Berisha ka sqaruar vendimet e kolegjit zgjedhor të cilat sipas tij nuk lejojnë rinumërimin e votave, duke theksuar se zgjedhjet morën vleresime pozitive nga OSBE/ODIHR.
Përsa i përket vizave, shefi i ekzekutivit e ka cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për vendin.
Gjatë konferencës Kryeministri Berisha u ndal në rëndësinë 14 prillit për Shqipërinë, pasi dorëzimi i përgjigjeve të Pyetësorit është një hap i rëndësishëm përpara

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›