KLD, betohen 24 gjyqtarët e emëruar

Betohen në Këshillinin e Lartë të Drejtësisë 24 gjyqtarët e emëruar dy javë më parë. Me dyer të mbyllura gjyqtarët e rinj të gjykatës së Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës kanë bërë betimin duke i hapur rrugë tashmë detyrës së tyre të re në ato që tashëm cilësohen si gjykata karriere. Në mbledhjen e sotme ka qenë prezent anëtarët e KLD si dhe zv.kryetari Kreshnik Spahiu. Ndërkohë në 1 prill Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje e cila zgjati maraton është bërë transferimi i gjyqtarëve nga një gjykat për në atë të kryeqytetit Durrësit dhe Shkodrës.
Të gjitha këto emërime janë bërë për shkak të vendeve vakant që ishin në këto organe gjykuese.
Të gjitha këto emërime janë bërë për shkak të vendeve vakant që ishin në këto organe gjykuese.