Tre në pranga, iu kap 408 gramë kokainë

Tre persona janë vënë në pranga dhe një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës.
Të arrestuarit, Rudil Ceka, 20 vjeç, Halil Lila 20 vjeç dhe Zhaklin Krasniqi, 26 vjeç u kapën në flagrancë në "Rrugën e Elbasanit". Në automjetin Smart të shtetasit, Zhaklin Krasniqi, i proceduar edhe më parë për prodhim e shitje droge, u gjet një sasi prej 408 gramë kokainë. Sipas policisë, që ka hetuar prej 3 muajsh këta persona, droga shitej në lokale të kryeqytetit në zonën e "ish-Bllokut", "Rrugën e Elbasanit", dhe rrugën "Myslym Shyri". Të arrestuarit kishin marrë me qera një apartament në rrugën "Myslym Shyri" të cilën e përdornin si pikë për shpërndarjen e drogës.
Tre të rinjtë akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike.