Kukan Shqiperia te gjeje rrugen drejt integrimit

Mëngjesin e së premtes statusi i vendit kandidat dhe një sëre cështjesh
të tjera kanë vendosur përballë njëri- tjetrit politikanët shqiptarë dhe
ata të BE-së në takimin e katërt ndërparlamentar për
stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së.
Kryetari i Delegacionit për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan deklaroi se Shqipëria duhet të gjejë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe se komuniteti europian po përpiqet të ndihmojë Shqipërinë të kapë trenin e saj drejt Europës.
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se dialogu politik është celësi kryesor për integrim dhe me rëndësi madhore është plotësimi i të gjitha rekomandimeve të Bashkimit Evropian.
"Jam i bindur se Parlamenti Europian Integrimi"Shansi i fundit për Shqipërinë" Kukan: Bashkëpunimi mes palëve të japë rezultatet e duhura PS për statusin: Fajtore është qeveria do të mbështesë projektet e Shqipërisë", tha Sequi.
Ndërkohë ministrja e Integrimit Majlinda Bregu shprehu qëndrimin e maxhorancës në përmbushjen e kritereve të kërkuara.
Si përfaqësuese e opozitës, deputetja socialiste Valentina Leskaj në këtë takim theksoi se kryeministri Sali Berisha po përpiqet që t'ia faturojë vonesën e integrimit të Shqipërisë, opozitës, duke shënuar kështu një rast unik.
Ky takim pritet me interes në qarqet e politikës shqiptare gjithashtu edhe ato të Brukselit nëse do të arrihet apo jo, miratimi i një marrëveshjeje te perbashket.
Një gjë është e sigurt. Europarlamentarët, mes tyre edhe Tanja Fajon nuk presin një zhgënjim të katërt nga politikanët shqiptarë. Tre takimet e mëhershme rezultuan të dështuara. Ndërkohë Top Channel nga burime pranë eurodeputetëve ka mësuar se palët kanë shprehur gadishmëri në miratimin e marrëveshjes. Pakti i pare per reformen zgjedhore eshte nje ogur i mire.