E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drita Pelingu ne 85 vjetorin e saj

Aktorja e madhe e skenës dhe e filmit, Drita Pelingu ka mbushur 85 vjeç. Në këtë përvjetor të artistes së shquar Ministria e Kulturës dhe Tetari Kombëtar kanë organizuar një ceremoni të veçantë festive ku morën pjesë miq dhe të afërm të Artistes së Merituar. Pelingu tha se ndihej e lumtur dhe rrëfej dhe disa pengje të saj artistike.
Ndërsa Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi shprehu vlerësime për zonjën e skenës.
Në këtë ceremoni nuk munguan as buqetat me lule nga Ministria e Kulturës që iu dhurua nga ministri Bumçi sëbashku me një katalog dedikuar jetës artistike të artistes dhe një portret. Gjithashtu edhe Teatri Kombëtar i dhuroi një buqetë shumë ngjyrëshe, ku ishte drejtori Kristaq Skrami, ai i cili ia dorëzoi këtë buqetë në emër të këtij institucioni. Dhuratat nuk munguan edhe nga miqtë dhe kolegët artistë.

Drita Pelingu ka lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926, filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Ajo ka luajtur mbi 130 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullin "Artiste e Merituar" që nga vitit '86, ndërsa në vitin 1996 është fituese e çmimit kombetar "Ismail Qemali (çmimi)". gjithashtu titulli i lartë "Mjeshtre e Madhe e Punës", i është akorduar pesë vjet më parë. Kontributi i saj për artin shqiptar është i jashtëzakonshëm , gjithashtu nga duart e saj kanë dalur breza të tërë artistësh të rinj.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›