E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boshtinaru: Politika të tregojë se e do integrimin

Eurodeputeti rumun Viktor Boshtinaru ka deklaruar se klasa politike shqiptare duhet të tregojë se e do integrimin e vendit në Bashkimin Europian duke bashkëpunuar për përmbushjen e reformave.
 

Ndërsa ka folur në tryezën e katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së, eurodeputeti Boshtinaru ka rikthyer në vëmendje edhe akuzat që i janë bërë më parë për pengim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

Ai ka shtuar se se ai dhe eurodeputetët e tjerë që janë të angazhuar në procesin e integrimit janë miq të shqiptarëve dhe kanë punuar vetëm për të lehtësuar reformat dhe dialogun politik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›