Elhaida Dani shpallet zeri i Italise

Dalë nga talentet e “Akademisë së yjeve” kur vetëm 15 vjec ajo u vlerësua me cmim të parë në 2009, Elhaida Dani triumfon në “The Voice of Italy”, duke fituar finalen e madhe me një diferencë votash që mund të konsiderohej si një fitore më vete.
Nuk ka zhgënjyer as në natën e madhe talenti shqiptar Elhaida Dani, e cila pas një gare të fortë dhe me emocione ka arritur dhe një herë më shumë publikun se ajo ishte zëri më i mirë.
Elhaida arriti të marrë plot 71.7 për qind të votave të publikut pas performacave të shkëlqyera që ajo paraqiti gjatë mbrëmjes finale. Interpretimet e natës finale ishin këngë të mëdha por që Elhaida diti ti transmetojë sipas mënyrës së saj, “I will alwayes Love you” të Uitnin Juston,
Adaxho që ishte dhe kali i saj i betejës, si dhe kënga e parë me të cilën ajo arriti të bëhej pjesë e konkursit të Jessie J, “Mamma knows better”.
Por surpriza e vërtetë ishte dueti me trajnerin e saj të zërit Rikardo Kociante, me një nga kryeveprat e muzikës italiane “Margerita”. Kjo ishte hera e parë që Kociante ndante “Margeritën” e tij me dikë tjetër në skenë.
Kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë ndjekur hap pas hapi aventurën e saj italiane. E ndoshta ata që e kanë ndjerë më pranë kanë qenë shkodranët....
Në një atmosferë gati festive ku ka qenë e pranishme dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, qyteti i saj i lindjes ka bërë tifozllëk për 19 vjecaren.
Dhe ajo i ka shpërblyer, bindshëm, duke thënë faleminderit Italisë që e votoi, por dhe vendit të saj në gjuhën shqipe.
Mbrëmja e përsosur u mbyll me një performancë kur Elhaida solli këngën e saj më të re ‘When love calls your name”.
Mediat italiane vlerësojnë Elhaida Danin, fituesen e “The Voice of Italy”
Fitores se Elhaida Danit ne “The voice of italy “ I kane kushtuar vemendje te vecante dhe mediat italiane . “Elhaida triumfon ne THE VOICE” shkruan TGCOM duke pasqyruar disa foto te kengetares te marra gjate mbremjes finale te edicionit te pare te “The voice of Italy”. Mediat italiane vecojne faktin qe kengetarja 19 vjecare shpall fituese me 71,70% të votave të publikut Italian, pasi kaloi çdo sfidë.
“Stranieri in Italia” ne nje artikull me titull “Zeri I italise eshte shqiptar” shkruan mbi performacen e Elhaida Danit ne naten finale. “Nje talent i madh qe nuk njeh kufi” vleresohet ajo ne shkrim.
Shkodra për Elhaida Danin
Finalja e The voice of Itali është pritur me emocion nga të gjithë shqiptarët, vecanërisht nga shkodranët. Lokalet e qytetit verior ishin mbushur plot e përplot në pritje të cmimit të madh. Kjo garë përtej kufijve ka marrë vëmendjen edhe të liderve të poltikës të cilët kanë uruar Elhaida Danin për fitoren.
Dritat e ndezura paralajmërojnë ardhjen e mbrëmjes në shkodër.
Të gjithë po e presin ndryshe, edhe kryetarja e kuvendit znj.Jozefina Topalli.
Ka nisur finalja e ”The voice of Italy”. Elhaida Dani i ka mbushur me ndjenja krenarie shkodranët dhe të gjithë shqiptarët.
Është vetëm një hap larg cmimit dhe të gjithë i ka pushtuar ankthi i pritjes.
E bukura ndodhi.
Secili shprehu emocionin e kësaj mbrëmjeje në mënyrën e vet.
Entuziazmi u pasqyrua edhe në rrjeshtat që postoheshin në rrjetet sociale.
Midis tyre gjeje edhe komentet e dy liderve në garë.
Triumf i madh për shefin e mazhorancës, një yll që shkëlqen për kreun e opozitës.
Kjo natë mori vëmendjen e të gjithëve nga vajza që dikur doli e para në akademinë e yjeve, produksion i TV KLAN.
Ndersa sot kjo shqiptare u perzgjodh fituese jo vetëm nga shqiptarët.