Kukan takon liderët e partive kryesore: Berisha tha se do ta pranojë rezultatin
TIRANE - Ndërsa procesi i numërimit të votave po vijon normalisht në të gjitha qarqet e vendit, kryetari i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan, kryesuesi i komisionit Ad Hoc për zgjedhjet në vendin tonë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së Ettore Sequi, zhvilloi takime me liderët e partive kryesore.
Ambasadori Sequi dhe zoti Kukan mbërritën në zyrën e kryeministrit Berisha rreth orës 10:00, ndërsa takimi ka zgjatur vetëm 30 minuta. Menjëherë pas takimit me kryeministrin, ata zhvilluan një takim të shkurtër edhe me liderin e PS-së Edi Rama në selinë rozë.
Pas takimit, Kukan u ndal para gazetarëve ku theksoi sërish rëndësinë që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nënvizoi se liderët politikë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit.
“Nëse procesi mbyllet me sukses, atëherë kjo është një fitore për Shqipërinë dhe besoj se do të jetë një shtysë e fortë për integrimin. Ne jemi gati t’ju japim mbështetje. Eshtë përgjegjësi e liderëve politikë për këtë mbarëvajtje të procesit zgjedhor, këto zgjedhje janë vendimtare për vendin, është fitore për gjithë vendin, për integrimin në BE dhe Evropë dhe të ardhmen evropiane”- tha Kukan.
Zoti Kukan e cilësoi përgjithësisht të qetë ditën e zgjedhjeve, ndërsa përmendi ngjarjen e rëndë në Laç, ku një simpatizant i LSI-së u vra me armë zjarri, ndërsa një kandidat i PD-së u plagos.
Kreu i delegacionit të PE-së bëri të ditur se kryeministri Berisha e kishte garantuar se do të pranonte verdiktin e qytetarëve.
Ndërkohë ambasadori Sequi nuk pranoi të jepte asnjë prononcim për mediat, duke paralajmëruar një dalje publike gjatë orëve të ardhshme.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kukan takon liderët e partive kryesore: Berisha tha se do ta pranojë rezultatin