E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani pritet të rikthehet te Reggina

Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani pritet ta vazhdojë karrierën në kategorinë e dytë italiane, Serie B. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e skuadrës së Regginas dëshirojnë ta transferojnë Bogdanin. Futbollisti 36-vjeçar edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Sienas, që nuk arriti të mbijetonte në Serinë A. Përfaqësuesi i Shqipërisë për Regginan ka luajtur nga viti 2000 deri në vitin 2003. Ai në 67 ndeshje për Regginan shënoi 11 gola.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›