Ngjela: I urova Ramës fitoren, Berisha të pranojë humbjen sa më shpejt
TIRANE- Kryetari i PLD-së Spartak Ngjela nëpërmjet një deklarate nga selia e PS-së ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë ASHE. Ai shprehet se ndodhej në këtë seli për t’i uruar Ramës fitoren.
“I urova Ramës me gjithë zemër fitoren. Kjo nuk ishte fitore vetëm e opozitës është fitore e madhe që në fillim të këtij shekulli populli shqiptar gjen rrugën drejt lirisë dhe demokracisë, ka larguar një regjim barbar dhe oriental. Këto votime do të jenë çlirimi përfundimtar i të gjithëve”, tha ai.
Ndër të tjera Ngjela shprehet se është në të mirë të vendit që Berisha të pranojë humbjen.
“Shqiptarët e treguan veten që janë populli dinjitoz që po shkon drejt integrimit. Uroj sa më shpejt të pranojë humbjen ky kryeministër që ka qeverisur 4 vite pa vota, aq më mirë do jetë për Shqipërinë”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ngjela: I urova Ramës fitoren, Berisha të pranojë humbjen sa më shpejt