Taksë për duhanin/ Në Shqipëri mbi 42% e burrave dhe 7% e grave konsumojnë duhan

Rritja e lartë e akcizës do të ulë ndjeshëm vdekjet e parakohshme nga duhani. Duhanpirja në Shqipëri është e lartë, një në katër të rritur janë konsumues të tij. Shifrat e fundit nga anketa për konsumin e duhanit në vendet e Evropës juglindore tregojnë mbi 42 % e burrave dhe 7 % e grave konsumojnë duhan. Ndërkohë ka nisur një ndër fushatat kryesore e cila është “Rëndësia dhe efekti i politikave fiskale në uljen e konsumit të duhanit”.
Nga ana tjetër studiues dhe politik-bërës, bazuar në rezultatet e studimit theksojnë se mund të arrihet në përfundimin që rritja e taksave të duhanit, duke rritur çmimin, e kombinuar me fushata ndërgjegjësimi mund të kontribuojë në një rënie të ndjeshme të duhan pirjes. Kështu nëpërmjet rritjes së numrit të duhanpirësve që lënë duhanin sidomos midis atyre që janë nga shtresat shoqërore në nevojë, do të sjell efekte pozitive sociale, ekonomike dhe shëndetësore për vendin tonë.
Në konferencë u prezantuan për herë të parë disa studime të kryera në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor si edhe BE-së rreth ndikimit që ka konsumi i duhanit në ekonomi dhe mirëqenien e familjeve.
/rtsh/