E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, CEZ u pret dritat, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit

Gazeta Shqip

Vijojnë përplasjet mes kompanisë CEZ dhe banorëve të rrethit të Kukësit për shkak të masave të marra nga CEZ lidhur me debitorët e energjisë elektrike. Pasditen e sotme, dhjetëra banorë të disa fshatrave të Kukësit, të cilët sipas CEZ nuk kanë shlyer prej kohësh detyrimet e tyre ndaj kompanisë, ndërsa janë përballuar me ndërprerjen e energjisë elektrike, kanë protestuar duke synuar të hyjnë në nënstacion elektrik të qytetit.

Kjo ka bërë që kompania CEZ, si masë sigurie ndaj protestuesve, të cilët me këtë veprim rrezikonin jetën, ka stakuar energjinë duke bërë që i gjithë qyteti i Kukësit të përfundojë për disa orë me radhë në errësirë totale.

Pas kësaj, banorët të irrituar janë mbledhur në aksin rrugor Kukës-Morinë dhe në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën, duke sjellë kaos në lëvizjen e automjeteve. Forca të shumta policie janë vënë në gatishmëri për të ruajtur situatën, ndërkohë që banorët shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën kundër heqjes, në mënyrë të padrejtë sipas tyre, të energjisë elektrike nga ana e CEZ.
5 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com

Kukës, CEZ u pret dritat, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›