E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, Zhdukja e Bleona Matëshetohen telefonatat

KUKES - Plot 20 ditë pas zhdukjes misterioze të 6-vjeçares Bleona Mata nga Zapodi i Kukësit, ende policia nuk ka një të dhënë të besueshme për rënien në gjurmët e fatit të saj, ndërkohë që zyrtarisht pohohet se kanë nisur telefonatat e para në polici për pista dyshimi të kësaj zhdukjeje misterioze. Këtë e pohon për "Gazeta Shqiptare" Sadri Ramçaj, titullar i Policisë së Qarkut të Kukësit. "Kërkimi dhe hetimi vazhdon me të njëjtat ritme, ndërsa po kontrollohet çdolloj telefonate që na mbërrin. Ka pasur disa telefonata, por pa na çuar në objektivin që kemi, gjetjen e vajzës së zhdukur. Nuk mund të themi sa telefonata kanë qenë për shkak të sekretit të hetimeve, por që të gjitha janë objekt i hetimit tonë", - pohon Ramçaj. Burimet e mësipërme thonë se kërkimet dhe hetimi në zonë po bëhet me grupe të vogla, pasi numri i madh i personave pjesëmarrës në aksion mund të trembë komunitetin apo personat që mund të kenë dijeni. Ndërkohë dosja për zhdukjen e vazës 6-vjeç ka kaluar te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas burimeve policore, aktualisht hetimet janë shtrirë në 4 shtete, përkatësisht Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Greqi". 6-vjeçarja Bleona Mata humbi misteriozisht rreth orës 17:30 të datës 22 maj dhe që nga ajo ditë nuk është gjetur asnjë gjurmë për fatin e saj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›