E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit, ok sanksioneve të reja ndaj Iranit

Turqia dhe Brazili kundërshtojnë masën e fundit të komunitetit ndërkombëtar

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar dje në favor të ndërmarrjes së sanksioneve të reja kundër Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor.

Këshilli votoi 12 në favor, kundër 2 votave dhe një abstenimi. Bëhet fjalë për sanksione që kanë të bëjnë me reduktime financiare dhe një shtrirje të embargos së armëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpritën këtë vendim dhe deklaruan se Irani duhet që të ndjekë një kurs më të mençur. Por Ministria e Jashtme e Iranit bëri të ditur se vendimi ishte një “hap i parregullt” që e “komplikonte” shumë situatën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre u kundërshtuan në votën për ndërmarrjen e këtij turi të ri sanksionesh nga Turqia dhe Brazili. Pak më parë, këto dy vende kishin ndërmjetësuar me Iranin një marrëveshje për pasurimin e uraniumit që është edhe lënda bazë e armëve bërthamore. Vendi që abstenoi ishte Libani. Sanksionet e reja janë votuar pas bindjes së dy vendeve të tjera që kanë qenë kundër tyre, Rusisë dhe Kinës. Ndërkaq, bëhet fjalë se nuk janë sanksione të rrepta ekonomike dhe se nuk do të ketë embargo të naftës. Por bëhet fjalë për ndalimin që i është vënë Iranit për blerjen e armëve të rënda të tilla si helikopterë sulmues dhe raketa. Sanksionet kanë shtrënguar edhe rregullat e transaksioneve financiare me bankat e Iranit dhe me një numër individësh iranianë dhe kompani që janë piketuar me ngrirje të aseteve dhe ndalime të lëvizjeve në vendet e Këshillit të Sigurimit. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB duke e përshëndetur arritjen e kompromisit për miratimin e sanksioneve të reja në Këshillin e Sigurimit tha se Këshilli i ka shtuar përgjegjësitë e tij dhe tani i takon Iranit që të demonstrojë një sjellje të mençur. Sekretari i Jashtëm britanik, Hague, tha se vendimi për një deklaratë të ashpër ndërkombëtare do ta rrisë presionin ndaj Iranit deri në përmbushjen nga ana e tij e detyrimeve. Megjithatë, si Turqia dhe Brazili kanë kundërshtuar që të votonin sanksionet e reja dhe kanë vazhduar që t’i qëndronin besnikë opsionit të tyre, marrëveshjes të cilën ata e arritën me Iranin nuk iu dha koha e duhur për t’u përfunduar.

Ambasadori brazilian në OKB tha se vendi i saj nuk i konsideronte sanksionet si të efektshme dhe se ato do ta çonin situatën e popullit më keq se ç’ishte dhe se si gjithmonë në rast sanksionesh do të ishin njerëzit e thjeshtë ata që do të vuanin pasojat. Ndërsa i dërguari i Turqisë tha se vendi i tij dhe Brazili kishin krijuar një “realitet të ri” në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe se ishin shumë të shqetësuar se këto sanksione do të kishin një ndikim shumë negativ.

Ndërkaq, sipas specialistëve, këto sanksione nuk ka gjasa që të kenë ndonjë ndikim më të madh ndaj Iranit krahasuar me tre sanksionet e para.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›