E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, arrestohet i kërkuari nga SHBA-të

Policia e Kukësit ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Haktor Kelmendi, 53 vjeç, i pajisur me pasaportë serbe,  nje prej personave shumë të kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë.

Kelmendi akuzohet në SHBA për trafik të qenieve njerëzore. Sipas policisë së Kukësit, në momentin e arrestimit, Kelmendit i janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash.

Mësohet se ai përdorte identitete të ndryshme. Pas arrestimin pritet edhe ekstradimi i tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›