E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, babai e denoncoi të zhdukur, studentja hidhet nga kati i 3-të i Komisariatit

KUKËS- Një 20-vjecare është vetëhedhur nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Kukësit, pasi ishte thirrur për të dhënë një deklarim në lidhje me zhdukjen e saj.

Nga hetimet paraprake mësohet se 20-vjecarja me iniciale A. C, studente e vitit të dytë, dega Infiermeri në Universitetin e Kukesit, ishte thirrur në Komisariat për të dhënë sqarime, pasi i ati i saj një ditë më parë kishte denoncuar rrëmbimin e saj.

Gjatë marrjes në pyetje nga dy efektiva të policisë dhe në prani edhe të një psikologeje, 20-vjecarja në momentet e depresionit pasi ka pranuar se ishte larguar me një djalë është hedhur nga dritarja e zyrës e cila ndodhet në katin e tretë të Komisariatit të Kukësit.

Vajza e re është dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ndaj dy efektivëve të cilët e morën në pyetje është marrë masa e pezullimit, deri në sqarimin e incidentit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›