E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, banorët bllokojnë punimet e autostradës

Janë 71 familje që pretendojnë se tokat e tyre preken nga ndërtimi i autostradës Durres-Kukes dhe kërkojnë shpronësim. Në këtë segment në hyrje të qytetit të Kukësit janë dëmshpërblyer nga qeveria vetëm 4 banesa 

KUKES- Banoret e lagjes Gostil të Kukësit kanë dalë sërish sot në protestë kundër punimeve për ndërtimin e autostradës Durres-Kukes. Banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet e makinerive të firmës që kryen ndërtimet e autostradës. Është dashur ndërhyrja e efektivëve te policisë së Kukësit që të normalizohej situata. Janë 71 familje që pretendojnë se tokat e tyre preken nga ndërtimi i autostradës dhe kërkojnë shpronësim.

Ata shprehen se është e padrejtë mungesa e ngritjes së komisioneve të tokave nga pushteti vendore pasi nuk u njihen ligjërisht pronat e tyre duke i spostuar madje edhe nga njohja e certifikatave të pronësisë. Në këtë segment në hyrje të qytetit të Kukësit janë dëmshpërblyer nga qeveria vetëm 4 banesa, ndërsa banorët kërkojnë dëmshpërblim për 70 banesa.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›