E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston një 40 vjecar, aksidentoi rëndë një shtetas

Policia e Tiranes arrestoi ne flagrance nje shtetas 40 vjeçar, lindur në Shkodër dhe banues rezident në Irlandë. Personi ne fjale aksidentoi rende per jeten mesditën e djeshme në Saukun e Ri në kryeqytet nje 18 vjecar 

TIRANË- Policia e Tiranës vuri në pranga në kushtet e flagrancës autorin e aksidentit të djeshëm ku si pasojë, u aksidentua rëndë një 18 vjeçar nga Tirana.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, bënë të ditur se, shtetasi Fatos Cufaj, 40 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues rezident në Irlandë, aksidentoi mesditën e djeshme me automjetin e tij pranë një karburanti, në Saukun e Ri në kryeqytet,shtetasin Arben Rama, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet në ngarkim të 40 vjecarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë për hetime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›