E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton shpalljen e disa ligjeve

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i shtetit dekretoi disa ligje të miratuara pak ditë më parë në Kuvend. Mes tyre, tre jane ligje mes Qeverisë shqiptare dhe përfaqësive të tre komuniteteve fetare në vend 

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e disa ligjeve, të miratuara pak ditë më parë në Kuvend.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i shtetit dekretoi ligjin “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare në Orikum”.
Gjithashtu, Presidenti dekretoi dhe shpalljen e tre ligjeve mes Qeverisë shqiptare dhe përfaqësive të tre komuniteteve fetare në vend; përkatësisht, Komunitetit Mysliman Shqiptar, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›