E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes bllokohen nga debora te gjitha komunat

Bllokohen nga reshjet e dëborës të gjitha komunat e qarkut të Kukësit.

Të bllokuara janë akset nacionale Kukës-Qafë Mali-Bajram Curri, Bajram Curri – Krumë – Shistavec dhe Kukës - Peshkopi.

Në segmentin Morinë - Kukës, lëvizet me vështirësi për shkak të shtresës së akullit.

I hapur është vetëm aksi Kalimash-Morinë.

Prej 48 orësh vijojnë reshjet e dëborës, ndërkohë që në qytet trashësia ka shkuar në 70 centimetra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›