Kukes debitoret rebelohen kunder CEZ

Një aksion i CEZ-it për të ndërprerë dritat debitorëve në zonën e Kukësit ka sjellë në rebelimin e banorëve vendas, që janë rikthyer të protestojnë nëpërmjet shoqatës së familjeve të përmbytura nga hidrocentrali i Fierzës.
Aksioni i CEZ-it kryhet në kushtet kur niveli i arkëtimeve është jo më shumë se 5%, në zonën në fjalë. Si rrjedhojë, rreth 100 përfaqësues të familjeve të zonave të përmbytura u mblodhën dje në qendër të Kukësit duke kërkuar, së pari pezullimin e aksionit të CEZ-it dhe së dyti rinisjen e negociatave me qeverinë për të gjetur zgjidhjen përfundimtare të pronave të përmbytura.
Drejtuesi i shoqatës, Sherif Kastrati, duke folur kundër masave të CEZ-it në gazetën “Shqip”, thotë se gjendja ekonomike e banorëve të përmbytjes është rënduar shumë kohët e fundit, për shkak të papunësisë dhe problemeve të pazgjidhura të pronës së tyre. “Shteti përfiton miliona lekë në ditë nga shfrytëzimi i ujit të Drinit në hidrocentralin që u ngrit mbi trojet tona dhe pronat tona në tërësi, ndërsa na kërkohet të paguajmë energjinë elektrike. Për këtë ka ardhur CEZ-i, të cilit i themi të ndalë gërshërët”, tha ai, duke specifikuar që Task-Forca e CEZ-it nuk duhet të presë dritat për zonat e përmbytura, përderisa problemi i pronave nuk është zgjidhur.
Kastrati shtoi se “përderisa pasuria e banorëve po shfrytëzohet, ata nuk kanë pse të paguajnë energjinë elektrike, kur janë të papunë e të varfër, së pari t’u paguhen trojet më pas t’u kërkohet fatura e dritave”.
Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitin 1987 shkaktoi shpërnguljen e banorëve të qytetit të Kukësit të vjetër dhe 36 fshatrave të rretheve Kukës, Has (në atë kohë pjesë e Kukësit), Tropojë dhe Pukë. U shpërngulën gjithsej 5500 familje ose rreth 35 mijë banorë, duke u vendosur në fshatra artificialë, të cilët u shkatërruan pas vitit 1990, duke lënë në mëshirë të fatit shumë prej të shpërngulurve, që u gjendën në “pronën e tjetrit” që duhej lëshuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Deklarimi i pasurisë, individët “heshtin”
Edhe pse ligji për deklarimin individual të të ardhurave vjetore ka hyrë në fuqi që në prill të këtij viti, numri i personave që e kanë dorëzuar formularin deri tanimë pranë Drejtorive Rajonale Tatimore është i papërfillshëm. BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Shqipëria ka mbetur në vendnumëro përsa i përket zhvillimit në fushën e energjitikës, është vlerësimi i një raporti të Bashkimi Europian, i publikuar ditën e dielë në faqet e së përditshmes “Shqip”.
Samiti i G20 nuk zgjidh krizën e borxhit
Liderët e vendeve të G20-ës të mbledhur në Kanë e kanë përfunduar samitin me një plan për të nxitur rritjen dhe ribalancimin e ekonomisë globale. Sipërmarrësit kundër tatimit progresiv
Paketa fiskale e propozuar nga opozita, që rikthen taksimin progresiv, ka hapur debatin edhe tek sipërmarrja. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë shprehet kundër ndryshimit të taksës së sheshtë. Shteti, “luftë” me CEZ-in
Ministria e Ekonomisë është e vendosur të çojë deri në fund betejën e nisur me një prej kompanive më të fuqishme në vend, “CEZ Shpërndarje”, informoi mëngjesin e së premtes e përditshmja “Shqip”.
Lajmet kryesore
Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”
Miratohen programi dhe ndryshimet në statut
Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës