Tadic Nuk heqim dore nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka deklaruar se nuk mund ta nënshkruajë dokumentin e paraqitur nga Partia Liberal-Demokrate dhe Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe për ndryshimin e politikës kundrejt Kosovës, sepse nuk mund të heqë dorë nga “interesat legjitime shtetërore dhe kombëtare”, ndërsa e ka konsideruar si të pazakontë që këto parti kanë kërkuar nga ai që të bëjë diçka të tillë.
“Politika në Kosovë nuk mund të jetë gur rreth qafës sonë, mirëpo atë problem nuk mund ta zgjidhim me amputimin e një pjese të trupit”, është cituar ditën e dielë Tadic në mediat serbe.
Sipas Tadic, me pranimin e planit të Ahtisaarit, populli serb do të zhdukej nga Kosova për tri dekada, prandaj nuk mund të mbështesë kërkesat e partive që këmbëngulin në ndryshimin e politikës ndaj Kosovës dhe pranimin e Planit të Ahtisaarit.
Presidenti serb ka thënë se interesat e Serbisë nuk mund të ripërcaktohen çdo disa vjet, për shkak të ndryshimit të rrethanave ndërkombëtare.
“Vendet që lehtë heqin dorë nga interesat e tyre legjitime, në atë moment njihen nga fuqitë e mëdha si vende, të cilave kushtet e reja u vendosen me shaka dhe humbin kredibilitetin në politikë”, ka shtuar ai.
Tadic theksoi se do të vazhdojë me politikën e cila Serbisë i siguron të ardhme evropiane dhe begati ekonomike, ndërsa njëkohësisht “do të zbatojë politikë të mbrojtjes së interesave legjitime në Kosovë, nga të cilat shteti i Serbisë nuk mundet dhe nuk guxon të heqë dorë”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Vetëvendosje, protestë në Prishtinë
Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të maskuar me qese në kokë, kanë marshuar të shtunën në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë. WSJ: Ndarja e Kosovës, hap kutinë e Pandorës
Europa dhe SHBA prej vitesh e kanë përjashtuar mundësinë e rishikimit të kufijve në Ballkan nga frika e konflikteve dhe gjakderdhjeve të reja ndëretnike, por duket se mosmarrëveshja e tanishme mes shqiptarëve dhe serbëve kosovarë e ka zbutur disi rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj ideje.
Kosovë, Kushtetuta drejt ndryshimit
Për rreth një muaj, komisioni për ndryshimin e Kushtetutës dëgjoi edhe zërin e qytetarëve të Kosovës, në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Pranga të dyshuarit për masakrën e Qyshkut
Një person i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën në fshatin Qyshk të Kosovës është arrestuar të premten në Serbi, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli. Hoxhaj: Jo dhunës dhe status kuosë
Ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se qeveria e Kosovës është kundër përdorimit të dhunës, kundër status kuosë dhe konfliktit të ngrirë në veri.
Lajmet kryesore
Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”
Miratohen programi dhe ndryshimet në statut
Blushi: PS u kthye në rrugën e duhur
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
BE: Shqipëria, dështim me energjinë
Replika mes PD dhe Presidencës