E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes djemte vrasin babane

Krimi në familje shënon viktimën e radhës në Kukës. Dy djemë kanë vrarë të atin me armë zjarri dhe më pas janë larguar, duke iu shmangur prangosjes së policisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në familjen e Sali Laçit, banor të fshatit Bardhoc, të Komunës Tërthorë, Kukës. Paraprakisht mësohet se Avdi dhe Vexhi Laçi, përkatësisht 35 dhe 31 vjeç, kanë qëlluar  për vdekje të atin e tij Sali Laçi, 74 vjeç, teksa ndodheshin në banesën e tyre.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që i kanë çuar djemtë, tashmë  në arrati, të ekzekutojnë babanë e tyre, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes si dhe po punon për kapjen e të dyshuarve si autorë të krimit të rëndë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›