Vidhen shtatë kryevepra të artit modern

Shtatë piktura të Picasso, Monet, Matisse dhe Gauguin janë vjedhur natën mes të hënës dhe të martës nga muzeu Kunsthal, në Rotherdam, njoftoi policia holandeze.
“Aktualisht po e hetojmë mënyrën se si hajnat arritën të hynin brenda”, deklaroi të martën paradite zëdhënësja e policisë, Patricia Wesels. Sipas agjencisë holandeze të lajmeve NOS, në mesin e pikturave të vjedhura është edhe ajo e Matis, “Vajza duke lexuar”.
Televizioni BBC ndërkaq njoftoi se në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të muzeut, aty ishin ekspozuar shumë piktura që janë në pronësi të Fondacionit Triton.
Fondacioni Triton posedon një koleksion të madh të artit avantgard. Në Kunsthal ishin ekspozuar mbi 150 vepra të piktorëve të njohur, si Paul Gauguin, Pierre Bonnard, Pablo Picasso, Marcel Duchamp, Piet Mondriaan, Salvador Dali, Andy Warhol, Mark Quinn, etj.