Ekspozita me skulptura te rralla

Rreth 27 skulptura të personaliteteve të shquara të vendit si shkrimtari i shquar Ismail Kadare, Dritëro Agolloi, aktori Kadri Roshi , portreti i presidentit amerikan Barak Obama realizuar nga skulptori, Qazim Arifi janë prezantuar në Muzeun Historik Kombëtar për herë të parë përmes një ekspozite. Skulptori thotë për abc neës se qëllimi ka qenë realizimi i portreteve me vërtetësi dhe duke depërtuar në karakterin e tyre.
Portretet e shkrimtarëve të njohur si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu Histiorianit Kristo Frashri, por dhe artistëve të shquar shqiptarë si Kadri Roshi, Mirush Kabashi e Gazmend Gjoka kanë qenë muzë e frymëzimit të skulptorit Qazim Arifi në krijmtarinë e viteve të fundit. Shumë prej këtyre personaliteteve kanë pozuar për artistin, disa prej tyre i ka realizuar përmes fotografive. Qazimi thotë se qëllimi kryesorë në realizimin e portreteve është depërtimi në karakterin e personazhit dhe fatmirësisht secili prej personazheve është ndjerë mirë kur ka parë skulpturën e realizuar sipas artistit.
Një vend të vecantë në realizimin e skulpturave zënë edhe personalitetet e huaj si president i SHBA Barak Obama dhe Regan, dhe portreti i artistit të famshëm amerikan Lonnie Steuart, i cili është i vetmi artistë në botë për të cilin ka pozuar Papa Gjon Pali.
Portretet e famshme të derdhur në bronce alabaster do të ekspozohen deri me datë 21 në hollin e muzeut kombëtar dhe janë fryt i një pune prej 20 vjetësh të artistit, ekspozuar për herë të parë për publikun e gjerë.