E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ende të izoluar 11 mijë banorë

 Autoritetet njoftojnë se situata është normalizuar, megjithëse në terren nuk ekziston gjithaq ky lloj optimizmi. E bllokuar mbetet ende komuna e Arrnit dhe fshatrat e tij.

Ndërkohë, rritja e temperaturave ka shkaktuar shtrirjen e shtresave të akullit në të gjitha  akset rrugore duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Lëvizja në segmentin e autostradës Morin – Kukës – tunel është normnalizuar pas hedhjes së kripës, ndërsa në akset e tjera rrugore nga policia rrugore këshillohet ulja e shpejtësisë  dhe  vendosja e detyruar e zinxhirëve.

Një problem tjetër është mungesa e energjisë elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik gjatë 48 orëve të fundit.  Kështu, nuk furnizohen me energji elektrike komunat e Grykë Çajës  dhe Bushtricës  në rrethin e Kukësit dhe Lekbibajt në rrethin e Tropojës. /Start/

                                                                                             2012-02-28 14:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›