Rama: Berisha la Shqipërinë pa status 3 herë

Në mbledhjen e grupit, Rama shprehu gjithashtu shqetësimin për vonesat e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare.
“Përparimi i Serbisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, nxjerr në pah prapambetjen tonë. Ajo cka kurrë nuk duhet të kishte ndodhur, po ndodh. Në një proces ku Shqipëria ndodhej shumë më para disa vite me para, por rrezikon të mbetet sërish jashtë, për të tretën herë radhazi. dhe për të tretën herë radhazi kryeministri po tenton të fshehë të vërtetën”, theksoi Rama.
“Fatkeqësisht nuk ka mjaftuar dot për një notë më të mirë as angazhimi total për përfundimin e reformës zgjedhore ashtu sic parashihte dakortësia e nëntorit teksa afati është shkelur dhe reforma është në hapa të para për shkak të zvarritjes së qëllimshme. Opozita i ka bërë një për një detyrat e shtëpisë, ndërkohë që qeveria nuk ka bërë ende asnjë nga detyrat e saj të drejtpërdrejta”, shtoi më tej.
Sipas Ramës, integrimi i Shqipërisë nuk kërkon vetëm miratimin e ligjeve me 3/5-t e votave, por edhe zbatimin e ligjeve, luftën ndaj korrupsionit dhe meritokracinë. “Komuniteti ndërkombëtar ka përcaktuar reformën zgjedhore si prioritet të prioriteteve, ndaj ai nuk duhet të lejojë zvarritjen e saj, ku duket qartë kush e zvarrit dhe kush e plotëson. Ne se harrojmë as qershorin e 2009 as 8 majin 2011 as ndërkombëtarët që ishin dëshmitar të vjedhjes së ditës për diell, që nëpërmjet raportit vunë në krye reformimin e ligjit dhe procesin zgjedhor. Ne jemi cdo ditë dhe më të shqetësuar për kodin zgjedhor dhe reformën zgjedhore, te cilat do të shtyjë përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”, tha gjithashtu. /Start/
2012-02-28 13:51