E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memoriali mbi varret shqiptare me lejen e zevendesit te Janullatosit

Komuna e Drenoves konfirmon Nen beton ka eshtra civilesh vendas

Memoriali i ushtarit grek ne Boboshtice eshte ndertuar mbi varre. Ajo qe ishte fillimisht nje akuze e disa banoreve te fshatit konfirmohet nga Komuna e Drenoves qe dje kreu verifikimet ne terren. Ndertimi per zgjerimin e bazamentit te memorialit ne forme kryqi dhe shtrimi i nje rrugice te gjate nga rreza e kodres deri ne mes te varrezave ka mbuluar me beton nje numer varresh te vjetra te banoreve te zones. Ky ndertim jo vetem i paligjshem por edhe jonjerezor eshte bere me miratimin e kishes dhe nuk behet fjale per veprimin e nje prifti te thjeshte fshati por per numrin dy te Kishes Ortodokse kryesekretarin e Sinodit te Shenjte Jani Trebicka.

Verifikimi

Komuna ngriti dje nje grup pune menjehere pas denoncimit per hedhjen e betonit ne varrezen e vjeter te Boboshtices. Sipas te dhenave zyrtare nga ana e komunes betoni eshte hedhur mbi nje territor ku me pare ka pasur eshtra. Nenkryetari i Komunes se Drenoves Panajot Mihallari beri te ditur se varreza eshte inspektuar nga nje grup pune dhe se ndertimi eshte kryer pa lejen e komunes. Sipas tij poshte rrugices se betonte qe te con drejt kryqit dhe poshte platformes se zgjeruar ndodhen eshtrat e banoreve te zones te varrosur shume vite me pare. Kemi pare nga afer situaten me nje grup inspektimi dhe kemi kontaktuar se pjesa me beton eshte ndertuar mbi varret ekzistuese. Poshte rruges qe eshte krijuar gjenden eshtra te varrezes ekzistuese. Nga kontaktet qe kemi pasur me punonjes te manastirit eshte mesuar se punimet jane kryer me miratimin e kishes dhe eshte marre vetem aprovimi i kishes per faktin se varreza eshte brenda pronesise se saj. Ajo ndodhet ne brendesi te territorit te kishes se Shen Merise e cila ka lejuar qe te hapet dera me qellim qe te hyjne mjetet per te bere punimet me beton tha Mihallari. Me tej ai sqaroi se per kete ndertim nuk eshte marre leja nga ana e komunes dhe ne kete rast nga ana e kishes pretendohet se per sa kohe eshte bere ne pronen e saj nuk ka qene e nevojshme marrja e nje leje nga komuna. Nga ana jone nuk mund te nderhyhet ne varreze pasi nuk kemi kompetenca te nderhyjme ne pronat e kishes edhe pse duhej qe te merrej edhe miratimi yne. Personat e kontaktuar nuk kane deklaruar se kush i ka bere punimet thote nenkryetari i Komunes se Drenoves Panajot Mihallari.

Sipas Mihallarit meqenese flitet per prona te kishes nuk eshte marre ndonje mase per prishjen e ndertimit por punonjesve qe kane qene ne kishen e Shen Merise u eshte lene detyre te bejne prishjen ne segmentin vetem ne ato pjese ku jane mbuluar varret. Per faktin se ka varre u kemi kerkuar te behet prishja e pjeses ku eshte hedhur betoni dhe nga ana e punonjesve qe merren me mirembajtjen ka nisur prishja ne pjesen qe eshte midis shkalleve dhe kryqit tha Mihallari.

Por sipas burimeve nga fshati Boboshtice dje eshte prishur me kazma vetem nje pjese anesore e betonit ne rrugicen qe te con te memoriali me kryq nderkohe qe pjesa tjeter eshte lene e gjitha sic ka qene.

Roli i kishes

Betonimi i varrezes ka ndodhur me pelqimin e klerikeve gje te cilen e ka konfirmuar edhe kreu i organizates Omonia sipas te cilit per kryerjen e nderhyrjes ne varreza eshte marre miratimi i kishes. Njeriu qe ka dhene lejen per mbulimin me beton te varreve te vjetra te Boboshtices per tu lehtesuar kryerjen e homazheve grekeve eshte as me pak e as me shume por numri dy i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ate Jani Trebicka qe njihet rendom me termin e greqizuar Papa Jani eshte prifti i kishes se Boboshtices e njekohesisht kryesekretar i Pergjithshem i Sinodit te Shenjte te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise.

Gazeta Shqip e pati te pamundur dje te kontaktonte me Papa Janin ndersa Mitropolia e Shenjte e Korces refuzoi te prononcohej per ceshtjen e betonimit te varreve.

Ate Jani Trebicka mban postin e rendesishem ne organizmin me te larte te Kishes Ortodokse Shqiptare qe nga viti 1998.

Sinodi i Shenjte i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise perbehet aktualisht nga Kryepiskopi Anastas kryetar Mitropoliti i Beratit Ignati Mitropoliti i Korces Joani Mitropoliti i Gjirokastres Dhimitri Episkopi i Apolonise Nikolla Episkopi i Krujes Andoni dhe Kryesekretari i Pergjithshem Protopresviter Jani Trebicka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›