E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, jep dorëheqjen dy ditë para zgjedhjeve shefi i Rendit

Jep dorëheqjen dy ditë para zgjedhjeve, shefi i rendit në komisariatin e Kukësit Embro Zholi.

Shefi i rendit të Kukësit ka paraqitur sot dorëheqjen përpara eprorëve të tij duke e motivuar atë me mbingarkesën në punë.

Ndërkohë disa ditë LSI-ja denoncoi ato të cilat i cilësoi si raste terrori në Kukës ndaj përfaqësuesve të saj në këtë qark, duke akuzuar direkt ministrin e Brendshëm Flamur Noka.

Ministri Noka i cili është edhe kryesuesi i listës së demokratëve për qarkun e Kukësit ndërsa mohoi akuzat theksoi LSI se kushdo që do tentojë të prishë lirinë e votës, do të përballet me forcën e ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›