Vëzhguesit e KiE apel politikës: Angazhohuni për një proces kontruktiv
Koordinatori Special dhe njëkohësisht Drejtuesi i misionit vëzhgues zgjedhor afatshkurtër OSBE-së Roberto Battelli dhe drejtuesit e delegacioneve parlamentare të OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, Joao Soares, dhe Luca Volonte, u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë, të përdorin ditët e mbetura në vazhdim, për t’u angazhuar në një proces konstruktiv për të siguruar zhvillimin e papenguar të zgjedhjeve.
Në një deklaratë për shtyp, vëzhguesit e KiE-së i kanë bërë thirrje edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të punojnë në mënyrë të pavarur larg nga fushatat politike.
“U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces të qetë zgjedhor. Institucionet administrative zgjedhore duhet të jenë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga fushata elektorale, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve do të respektohet nga partitë politike dhe do të zbatohet nga autoritetet. Kundërshtimet ligjore nuk duhet të bllokojnë punën kritike të institucioneve demokratike” përfundon deklarata e vëzhguesve të Këshillit të Europës.