Zgjedhjet, policia e Tiranës publikon masat
Policia e Tiranës nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë me dije masat e marra për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në kryeqytet.
Drejtori i policisë së Tiranës Bernard Çaushaj theksoi se të gjitha forcat e policisë do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe si për siguruar rendin dhe sigurinë në kryeqytet.
Sipas Çaushajt, plani i policisë është hartuar në 4 faza të cilat kanë nisur që nga trajnimi i oficerëve të policisë, ruajtja e 18 KZAZ-ve dhe 1422 qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve të votimit.
Faza e parë është ajo përgatitore ku në bashkëpunim me OSBE-në janë trajnuar rreth 1650 efektiva, faza e dytë është fushata zgjedhore për mbarëvajtjen e mitingjeve të partive politike, faza e tretë është zhvillimi i votimit dhe shoqërimi i kutive të votimit dhe faza e katërt është ajo e ruajtjes së qendrave të numërimit të votave u shpreh Çaushaj
Gjithashtu kreu i policisë së Tiranës i bëri thirrje simpatizantëve të partive politike që ditën e zgjedhjeve të mos bëhen burim apo pjesëmarrës në incidente ndërsa qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të ligjit.