Kukes konflikti me minieren

Pak dite pas protestes se organizuar nga nje grup banoresh te fshatit Mamëz te Kukesit kunder punimeve qe nje kompani e zhfrytezimit te mineraleve po ben ka reaguar kryetari komunes Kolsh Abedin Uruçi. Ai sqaron detajet e konfliktit te lindur.
Kryekomunari thote se pretendimi banoreve per token eshte i kote per shkak se toka eshte ende shteterore dhe nuk ka kaluar prane komunes. Ai thote se shume banore jane punesuar nderkohe qe eshte investuar ne ndertimin e rrugeve dhe infrastruktures. Banoret akuzuan se kryekomunari kishte qelluar me arme ne vendin e protestes, ndersa kryetari komunes tregon se ka bere vetem sqarimin e atyre qe protestonin.
Kryekomunari thote se banoret nuk duhet te dizinformohen per kete investim dhe se ata duhet te punesohen
Banorët: Kryetari i Komunës ushtroi dhunë
Banorët e fshatit Mamëz ne Kukës u përleshën me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere.
Kompania private do hapte rrugën për një minierë hekurnikeli në zonë, por banorët thonë se ajo shkeli cdo marrëveshje duke shkatërruar tokat dhe rrugët e fshatit.
“Me këtë firmë kemi debatuar dhe dokumentat që i kemi dhënë ajo i ka prishur. Ka prishur marrëveshjet me ne”, thotë një prej banorëve protestues.
“Kemi biseduar me firmën për mbetjet inerte, e kemi arritur një marrëveshje të noterizuar, por asgjë nuk është zbatuar”, shprehet një tjetër.
Banorët akuzojnë edhe kryetarin e komunës se ka ushtruar dhunë dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.
“Ai ka bërë një skandal të tmerrshëm ka qëlluar me pistoletë tek shtëpia ime kur ishin fëmijët dhe bagëtia. Plumbi ka rënë me rikoshetë”, deklaron një prej banorëve.
Policia ka shoqëruar dy banorë të zonës si pjesëmarrës në veprimet penguese ndaj kompanisë private dhe kjo ka bërë që ata të qëndrojnë me orë pranë mjeteve të rënda për t’i penguar të punojnë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korçë, të rinjtë vrasin 86-vjeçaren
Një e moshuar 80-vjeçare është vrarë gjatë natës në fshatin Poloskë të Devollit.
Shkodër, të shtëna me armë zjarri ndaj një lokali
Shtatë të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës mëngjesin e sotëm. Kapet 10 kg heroinë në Qafë-Thanë
Policia maqedonase ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar të tregëtisë me drogë. Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30 policia ka konfiskuar 10 kilogram heroinë me kualitet të lartë në vendkalimin kufitar Qafë-Thanë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Lushnje, vetëhelmohet çifti
Tragjedi në një familje në fshatin Këmishtaj të rrethit të Lushnjes. Cifti i bashkëshortëve, Majlinda Mehmeti dhe Pandeli Maka u vetëhelmuan në orët e pasditës së dielë. Rikthehen radhët në Kapshticë
Megjithëse nuk është sezon fluksi, në doganën e Kapshticës janë rishfaqur radhët e gjata që të kujtojnë muajin gusht, muaj kur hyrje-daljet shumëfishohen për shkak të rikthimit të emigrantëve shqiptarë në atdhe për pushime.
Lajmet kryesore
Rama:Do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë
"E pajustifikuar shprehja brutale e maxhorancës"
Ekspertët: Videoja Meta-Prifti, nuk u gjetën gjurmë regjistrimi
Korçë, të rinjtë vrasin 86-vjeçaren
Cani: Qeveria po manipulon PBB-në për borxhin