RamaDo te vazhdojme politiken e dores se shtrire

Në mbledhjen e së hënës të grupit kuvendor socialist, kreu Edi Rama falenderoi pjesëmarrësit në tryezën e organizuar për cështjet e drejtësisë, ndërsa e konsideroi si të pajustifikuar shprehjen brutale dhe mungesën e përfaqësuesve të mazhorancës.
"Deputetët e Partisë Demokratike dhanë një mesazh të shëmtuar. Megjithatë ne do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë. Ne jemi forca e të ardhmes", tha Rama.
Tryeza, PD: Propagandë
Deputetët demokratë të Komisionin Parlamentar të Ligjeve lëshojnë një mori akuzash mbi nismën e kolegëvë socialistë për reformën në drejtësi, të zhvilluar të premten.
Dy ditë më pas, të dielën, në një deklaratë për shtyp të shpërndarë ReformatRama: Programin e kemi PS ftesë Berishës e Topallit Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin me e-mail nga zyra e shtypit e Kuvendit, demokratët thonë se aktiviteti i kolegëve socialistë ishte një veprimtari propagandistike.
Sipas demokratëve, Edi Rama duhet t'u kishte kërkuar fillimisht ndjesë shqiptarëve për bllokimin mbi 3-vjecar që i ka bërë cdo reforme në drejtësi. Vetëm në këtë rast kjo do të kishte qenë një ngjarje shpresëdhënëse sipas tyre.
Demokratët akuzojnë kryetarin e socialistëve se po pengon qartazi procesin e reformave. Kësaj here nëpërmjet atyre që demokratët i cilësojnë si vegla të socalistëve në gjirin e drejtësisë: gjyqtari i Gjykates se Lartë, Ardian Dvorani dhe prokurori i Apelit në Prokurorinë e Pergjithshme, Shkelqim Hajdari. Demokratët e cilësojnë praninë e këtyre dy zotërinjve si shfaqje te nënshtrimit grotesk të përfaqësuesve apo organeve të drejtësisë.
Deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve e mbyllin deklaratën e tyre duke thënë se reforma bëhet në Kuvend, atje ku zoti Rama nuk është prezent.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ekspertët: Videoja Meta-Prifti, nuk u gjetën gjurmë regjistrimi
Tre ekspertët shqiptarë japin rezultatin e ekspertimit të video-skandalit Meta-Prifti. Sipas tyre nuk janë gjetur gjurmë të regjistrimit mes këtyre dy personave tek ora-kamer. Ekspertët thonë se tek folderi i laptopit nuk u gjet asnjë material audio-video. Imuniteti dhe vullneti politik
Dorian Koci - Politika shqiptare është një “sallatë frutash”, më tha një i njohuri im. I mësuar me epitete të tjera për politikën tonë, e luta të ma shpjegonte më tej mendimin e vet. Ambasadori danez dhe rrobat e reja të "Perandorit"
Andrea Stefani - U bënë më shumë se dy dekada që shqiptarët po jetojnë si në përrallën “Rrobat e reja të Perandorit” të shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen. Tryeza e drejtësisë, PD: Propagandë
Deputetët demokratë të Komisionin Parlamentar të Ligjeve lëshojnë një mori akuzash mbi nismën e kolegëvë socialistë për reformën në drejtësi, të zhvilluar të premten. Programin e kemi
Edi Rama - Më tërhoqi vëmendjen një shkrim i dikujt që ia çmoj finesën e të menduarit, ia dëgjoj me vëmendje edhe qortimet.
Lajmet kryesore
Ekspertët: Videoja Meta-Prifti, nuk u gjetën gjurmë regjistrimi
"Konstatohen ndërhyrje të mundshme"
Korçë, të rinjtë vrasin 86-vjeçaren
Kukës, konflikti me minierën
Cani: Qeveria po manipulon PBB-në për borxhin